Hetimet për shpërthimin që ndodhi më 30 prill në parkingun e QKUK-së, ku shënjestër ishte vetura e drejtorit të spitalit, kanë çuar në një aksion të madh policor dhe disa arrestime.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të zhvilluar më 9 shtator në Prishtinë dhe fshatin Rimanishte, Policia ka arrestuar 11 persona: Faton Hajzeraj, rreth 40-vjeçar, Ylber Syla, rreth 31-vjeçar, Fatmir Dodaj, rreth 26-vjeçar, Hamza Tahiri, rreth 59-vjeçar, Majlinda Heka, rreth 53-vjeçare,Sadije Hasana, rreth 64-vjeçare, Flutura Farici, rreth 59-vjeçare, Mimoza Hoti, rreth 54-vjeçare, Vera Hallulli, rreth 53-vjeçare, Kastriot Ahmeti, rreth 34-vjeçare dhe Ermal Syla, 26-vjeçar.
Çfarë u gjet gjatë bastisjeve?
Te Faton Hajzeraj (Rr. “Fan Noli”, Prishtinë): u sekuestruan një iPhone 12, një laptop dhe dokumente të ndryshme.Në banesën e Ylber Sylës (Rr. “Pavarësia”, Prishtinë): disa telefona celularë, radiolidhje, një palë pranga metalike, gjashtë fishekë 9×19 mm.
Në pronën e Ylber Sylës në Rimanishte: një pistoletë Sig Sauer me karikator dhe 12 fishekë, një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë dhe 99 fishekë, një thikë, disa telefona celularë dhe sasi e konsiderueshme marihuane me pajisje për kultivim.