Këta do të jenë 4 deputetët e rinj pas formimit të qeverisë

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 19:05 | Nga

Me emërimin e Ramush Haradinajt në postin e kryeministrit, Enver Hoxhajt e Fatmir Limajt si zëvendës të tij dhe Pal Lekajt në pozitën e Ministrit të Infrastrukturës, do të jenë 4 kandidatë me më shumë vota në listën e koalicionit PAN, që do të bëhen deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Ata janë Nait Hasani, Fadil Beka, Enver Hoti, dhe Gani Dreshaj, shkruan Gazeta Metro.

Dy të parët vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ever Hoti nga radhët e Nismës për Kosovën dhe Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Si rrjedhojë, PDK-ja do të ketë një deputet më shuam në Parlament, duke marrë parasysh që vetëm Enver Hoxhaj kalon në qeveri.

Ndërkaq, AAK-ja do të ketë një deputet më pak, pasi nga pozita e deputetit do të kalojnë në qeveri Haradniaj dhe Lekaj.

Kurse te Nisma, vendin e Limajt do ta zë Enver Hoti. Koalicioni parazgjedhor PAN në zgjedhjet e 11 qershorit fitoi gjithsej 39 ulëse në legjislaturën e re.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme