Prej nesër deri të premten, çdo ditë, janë caktuar seanca gjyqësore për lëndë të PSP-së. Java fillon me gjykimin për lëndët “Spiuni” dhe dhuna në Qendër për të akuzuarin Dimçe Krstev.
Të martën më 6 mars është caktuar seancë për lëndën “Trust” ku i akuzuari i parë është Sead Koçan, të mërkurën lënda “Transportuesi” ku akuzohet Vlladimir Taleski, transmeton Medial.mk.
Të enjten është rasti “Toplik” ku para gjyqit del Mile Janakievski, ndërsa të premten është caktuar edhe një seancë për “Transportuesin”. Këtë javë për Gruevskin nuk ka të caktuar seancë, ai pra do të paraqitet në gjyq më 13 mars, raporton Gazeta Express.