As këtë javë nuk ka kolona në kufi

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 14:30 | Nga

Sipas raportimit të Qendrës Kombëtare për Raportim Kufitar, deri në mesditë, është pika kufitare në Merdar ajo që ka pasur numrin më të madh të hyrjeve në Kosovë për ditën e diel.

Sipas këtij raportimi, në Merdar ka pasur kolona prej 100 metra në hyrje ndërsa në dalje nuk rezulton të ketë pasur pritje.

Ndërkaq, e vetmja pikë kufitare që ka regjistruar kolona në dalje është ajo e Hanit të Elezit me 20 – 30 metra.

Vërmica dhe Hani i Elezit, janë dy pikat kufitare që pasojnë Merdaren, të cilat kanë evidentuar mbi 10 hyrje të bashkatdhetarëve për minutë.

Pika kufitare në Bërnjak, është ajo që ka regjistruar numrin më të vogël të hyrjeve dhe daljeve gjatë ditës së sotme me jo më shumë se 2 hyrje të bashkatdhetarëve në minutë.

Ndryshe, mërgimtarët që kanë ardhur sot nga vende të ndryshme të Evropës e kanë pasur më të lehtë udhëtimin e tyre, edhe për shkak të kushteve atmosferike që janë më të freskëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme