Presidenti Hashim Thaçi muajin që shkoi ka nxjerr dekret i cili obligon institucionet e sigurisë të krijojnë listën vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do i nënshtrohen masave kufizuese në territorin e vendit.
Për të zbatuar dekretin e presidentit, këtë javë pritet të mblidhen institucionet kosovare për të ndarë përgjegjësitë e tyre në kuadër të sektorit të sundimit të ligjit.
Këtë e ka bërë të ditur, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ai në një intervistë për Ekonomia Online, tha se institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin disa veprime konfrom dekretit të presidentit Thaçi.
“Në ditëve në vijim, gjatë kësaj jave do kemi një takim mes institucioneve në kuadër të sektorit të sundimit të ligjit dhe do ti ndajmë përgjegjësitë tona sepse tani më janë një sërë institucionesh mas veprimit të presidentit që duhen të marrin disa veprime, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia, Prokuroria e Gjyqësori”
“…jemi një sërë institucione shtetërore që duhet të ndërmarrim disa veprime konfrom dekretit të presidentit, prandaj besoj që fundi i kësaj jave do mblidhemi dhe do ndajmë përgjegjësitë tona sa na takojnë nën zbatimin e dekretit të presidenti”, tha Tahiri.
Deri në krijimin e listës vendore, sipas dekretit të presidentit Thaçi, institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës do ta zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, e cila është rifreskuar më 8 janar 2019, raporton EO.