Një incident i rëndë kishte ndodhur në fillim të këtij viti në Zhur të Prizrenit, atje nga shpërthimi që ndodhi në shtëpinë e Iran Badallajt, kishte humbur jetën polici Sami Thaci. Dyshimet janë se Badallaj kishte montuar eksplozivin, ndërsa me rastin po vazhdon të merret Prokuroria. T7 merr vesh se aktakuza për këtë rast pritet të ngritët gjatë këtij muaji, ndërsa pos Iran Bdallajt i dyshuar është edhe miku i tij.
Pos Iran Badallajt i dyshuar për këtë rast është edhe miku i tij Arben Gashi.
Në fund të janarit të këtij viti një shpërthimi i eksplozivit shqetësoj banorët e Zhurit.
Ky incident kishte ndodhur në shtëpinë e Iran Badallajt i cili po kërkohej nga njësiti antidrogë.
Si pasojë polici Sami Thaçi ndërroj jetë dhe katër të tjerë u plagosën.
Tani kur kanë kaluar gjashtë muaj Prokuroria ka intervistuar dhjetëra persona të dyshuar si të përfshirë apo dëshmitar në këtë rast.
E siç merr vesh televizioni aktakuza për këtë rast pritet të ngritët brenda këtij muaji.
Ndërkohë kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit e ka treguar për numrin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.
Admir Shala pret që shumë shpejt të zbardhet ky rast pasi konsideron se është bërë punë e madhe nga prokurori i rastit Metush Biraj.
Në paraburgim për këtë rast po mbahen si të dyshuar Iran Badallaj së bashku mikun e tij Arben Gashi.
E për tmerrin e ditës kritike dhe për dhunën e vazhdueshme nga Badallaj ndaj familjes pati folur gruaja dhe fëmijët e Badallajt