Me këtë pajisje do të zgjoheni patjetër në mëngjes

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 13:43 | Nga

Kur bie alarmi çdo mëngjes, shumë njerëz vuajnë të zgjohen dhe e fillojnë ditën me një ‘shtyrje afati’ të alarmit duke shtypur butonin snooze me dhjetëra herë. Por një veshje e re celulari do t’ju bëjë të ngriheni patjetër në këmbë.

Disa inxhinierë në Japoni kanë ndërtuar një këllëf celulari 3D i cili fillon dhe ecën sapo ju të vendosni dorën pranë tij për të shtypur butonin snooze të alarmit.

Ky produkt jo vetëm që do t’ju ndihmojë të rregulloni zakonin e të zgjuarit nga gjumi, por ai drejtohet drejt jush sapo vjen një njoftim i ri në celular.

Në një video të lançuar në YouTube, prodhuesit e tij shpjegojnë të mirat e një smartphone me aftësi kinetike (lëvizëse). Prototipi 3D është i ndërtuar nga një bazë me rrota dhe me një mikro-ndjesor. Kjo pajisje lejon telefonin të rrëshqasë përgjatë sipërfaqeve të sheshta me lëvizje drejtvizore dhe rrotulluese.

Mënyra e lëvizjes është opsionale dhe mund të kontrollohet nga përdoruesi. Pasi funksioni i alarmit apo thirrjes përfundon, telefoni kthehet përsëri prapa në pozicionin e tij fillestar.

Përveç kësaj kjo veshje e re celulari mund të përdoret edhe për aplikime të tjera praktike, thonë zhvilluesit e saj. Sipas tyre rrotat janë të ndjeshme ndaj lëvizjeve të sipërfaqes në të cilën ndodhen. Prandaj edhe mund të përdoret për të matur dimensionin e një sipërfaqeje të caktuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme