Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur edhe rreth këtij sopektakli sezoni i tretë i të cilioty pritet që të fillojë me 13 janar 2024.
Ajo tha se “BBV” është një eksperiencë shumë e fortë të të bën të përfshihesh edhgë nëse nuk deshiron që të flasësh.
“Big Brother është një eksperiencë shumë e fortë dhe të gjithë janë të përfshirë. Edhe nëse ti do të mos jesh i përfshirë e të flasësh sa më pak, janë ata që të zvarrisin. Unë kam tentuar që pas 6 Majit, jeta ime të jetë sa më afër normalitetit. Sa ja kam dalë nuk e di, por tani siç e sheh edhe ti jam e buzëqeshur. Duket sikur kam dalë jashtë vorbullës së Big Brother.”– tha ajo.
Zhaku u shpreh se këtë vit “BBV” do të jetë më i forZhatë dhe më interesant se vitin e kaluar.
“Në përgjithësi thonë për produksionet e mëdha që dyshi është sezoni më i rëndësishëm, që bëhet më i fortë, ku ndodhin më shumë ngjarje e më të papritura. Por unë mendoj që Big Brother është një prodhim shumë i rëndësishëm, që ka mbrapa disa njerëz që kanë disa qëllime dhe duan ta çojnë produksionin e tyre diku. Mendoj se tek treshi do të gjendet diçka që do ta bëjë më të suksesshëm sesa dyshi.”– tha opinionistja.