Pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur banorët e lagjes “Bregu i Diellit” dhe lagjja e “Muhaxherëve” në Prishtinë.
Kjo është për shkak të dëmtimit të gypit fi 250 mm nga palët e treta, thuhet nga njoftimi i Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren maksimalisht me sanimin e defektit, në mënyrë që konsumatorët e zonave të lartcekura të mos e ndjejnë gjatë mungesën e ujit. Dëmtimi i gypave të ujësjellësit nga palë të treta është bërë dukuri shqetësuese”, thuhet në sqarimin e KRU “Prishtina”.