Këto fakte psikologjike do ju bëjnë të mendoheni dy herë
Prishtinë | 14 Kor 2016 | 23:23 | Nga
- Truri është vazhdimisht duke menduar, edhe atëherë kur nuk ka asgjë për të menduar; meditimi mund t’ju ndihmojë të pushoni së menduari.
- Në vend ta mendoni diçka si një problem, mendojeni si një sfidë. Do të bëheni më të motivuar për ta kapërcyer atë.
- Njerëzit mendojnë ndryshe, kur flasin në një tjetër gjuhë. Sa më shumë gjuhë që të flisni, aq më shumë në mënyrë kreative mund të mendoni.
- Ekziston një term në gjuhën japoneze, për të përshkruar kontrastin mes ndjenjave dhe dëshirave të vërteta të një personi, dhe mendimeve që ai shpreh në publik. Quhet Honne dhe Tatemate.
- E pandërgjegjshmja juaj mund të përpunojë informacionin shumë më shpejt se sa e ndërgjegjshmja. Ajo mund të marrë një mendim më herët, para se ju ta dini.
- Vetmia bën më shumë se sa t’ju trishtojë. Njerëzit që ndihen vazhdimisht të vetmuar kanë një risk 14% më të lartë të vdekjes së parakohshme, se sa ata që nuk ndihen.
- Sa më shpesh që një person shihet nga dikush, aq më i pëlqyeshëm do të bëhet ai në sytë e tij. Ky njihet si efekti i thjeshtë ekspozimit.
- Mendja juaj ka aftësinë të ndjejë kur dikush po ju shikon. Kujdes kur nuk shihni askënd.
- Nëse ndiheni sikur i zvarrisni gjërat, thojini vetes se do të bëni 5 minuta nga ajo detyrë. Do e gjeni veten me dëshirën për të bërë më shumë, sepse keni kapërcyer atë që quhet ankthi i zvarritjes.