Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i kënaqur tej mase që skuadra e tij më në fund e shënoi fitoren e parë në sezonin 2021/22 në Premierligë dhe e lartësoi ekipin për punën e zellshme në dy javët e fundit.
Tri humbje radhazi pa shënuar asnjë gol bënë që Arteta të përballej me presion të madh para ndeshjes kundër Norwich City të shtunën, raporton Gazeta Express.
Por topçinjtë reaguan shumë mirë dhe e fituan ndeshjen 1:0 falë një goli nga Pierre-Emerick Aubameyang.
Arteta tha pas ndeshjes se kjo pikë kthese shënonin njërin prej çasteve më të mira në karrierën e tij.
“Më duhet të them se këto 10-14 ditë kanë qenë më të mirat që prej se jam në futboll”, tha Arteta pas ndeshjes.
“Ndeshjet e futbollit duhet t’i fitosh por është kënaqësi të shikosh sesi të gjithë po silleshin në këtë kohë. U emocionova çfarë pashë”, shtoi ai.
Këto ishin tri pikët e para të Arsenalit këtë sezon në ligë, pas një fitoreje lehtësuese në një kohë kritikash.