Janë zbuluar fjalët e njërit prej sulmuesve para se të hynte në një prej xhamive në Zelandën e Re.
Xhirimet e publikuara kanë zbuluar fjalët e thëna nga një prej sulmuesve në sulmin terrorist në xhami në Zelandën e Re.
“Ta fillojmë këtë festë”, kishte thënë ai derisa po hynte në një prej xhamive ku u zhvillua sulmi, raporton “The Sun”.
Sulmuesi i veshur me garberodë ushtarake përdori armë të rënda automatike derisa realizoi vrasjet në Christchurch të Zelandës së Re.
Ai po ashtu kishte instaluar një kamerë GoPro në kokë me të cilën e transmetoi sulmin live në Facebook.