Kultura, historia , natyra dhe ushqimi i tyre i bëjnë këto vend mjaft të preferuara. Ju mund të dëgjoni shumë për Londrën, Milanon, Parisin apo ishujt tropikal, por në fakt këto vende do të ju japin një tjetër eksperiencë të që nuk do e harroni kurrë.
Kompanitë e udhëtimeve dhe blogerët nëpër botë, sivjet, janë duke rekomanduar këto 5 vende si destinacione ideale për të përjetuar pushimet magjike.
Pulia, Itali – Ndodhet në “thembrën e çizmes” dhe ka një natyrë dhe bregdet që nuk do e harroni kurrë. Restorantet e tyre unike, pije dhe ushqimet e shijshme, arkitektura e bukur, historia e qytetit dhe çmimet e ulëta janë disa nga pikat tërheqëse të këtij vendi të ngrohtë.
Kultura, historia , natyra dhe ushqimi i tyre i bëjnë këto vend mjaft të preferuara. Ju mund të dëgjoni shumë për Londrën, Milanon, Parisin apo ishujt tropikal, por në fakt këto vende do ju japin një tjetër eksperiencë të që nuk do e harroni kurrë.
Ishujt Cook, Polinezia – Shumë njerëz udhëtojnë në Maldive dhe Bora Bora, por ishujt më të vegjël të njohur Cook, në Polinezi, aty ku banon parajsa e vërtetë e paprekur. I përbërë nga 15 ishuj, dy më të njohurat e saj janë Rarotonga dhe Aitutaki. Rarotonga është i njohur për plazhet dhe zhytjet e saj, ndërsa Aitutaki ka laguna të shumta piktoreske.
Lombardia, Itali – Këtu është filmuar filmi “Call me by your name” dhe me siguri shumicën e skenave të tij do i shihni edhe në qytetin që do të vizitoni. Shumë persona e dinë se Milano dhe Liqeni i Comos janë pjesë e Lombardisë, por përveç kësaj, rajoni është relativisht i panjohur. Shtëpitë unik, arkitektura, natyra e qetë, vera cilësore dhe liqenet magjepsëse, rrugët me kalldrëm dhe dizajni moderne e romantik është mahnitës në të gjithë rajonin.
Namibia, Afrikë – Këtu perëndimi i diellit dhe qielli i natës janë dy nga veçoritë më të bukura në të gjithë botën. Është një vend që është aq i zhytur në kulturën, historinë dhe bukurinë natyrore që ju do e përjetoni me shumë pasion dhe intensitet. Këtu do të përjetoni një zgjim të vërtetë shpirtëror dhe është një vend që ju ndihmon të kuptoni se sa e pabesueshme është bota jonë. Sytë e tu nuk do të besojnë atë që po përjetojnë, dhe nuk mund të presim që të kthehemi përsëri.
Mexico City, Meksikë – Ushqimi mahnitës, arkitektura e bukur dhe mënyra e jetesës do ju tërheqin mjaft në këtë vend.