Këto janë akuzat ndaj Nasim Haradinaj

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka dëshmuar para prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në këtë seancë ai është njoftuar edhe me akuzat ndaj tij.

“Sipas fletarrestimit, ekziston dyshimi i bazuar se Nasim Haradinaj mbajti tre konferenca për shtyp ku ai shpërndau informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike që kanë lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, përmendi disa dëshmitarë të mundshëm, kjo sjellje përbën kërcënim të rëndë, ekziston dyshimi se Haradinaj është përgjegjës për kryerjen e veprës penale të hakmarrje…

Arrestimi i tij është i domosdoshëm se ekziston rrezik i arratisjes së tij dhe se ai mund të përsërisë këto vepra penale”, lexon sekretarja.

Teksa, Haradinaj e ka dëgjuar me vëmendje dhe në fund ka buzëqeshur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme