SHBA-ja në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Francën, ka sulmuar Sirinë, kjo për t’i dhënë goditje regjimit të diktatorit Bashar Al-Assad.
Trump tha se qëllimi i këtij sulmi është që të ndalohet prodhimi dhe përdorimi i armëve kimike.
Sulmet kanë goditur Damaskun si dhe dy vende shumë pranë, Homsin dhe Pentagonin.
Sipas zyrtarëve të Pentagonit u goditën tri objektiva, një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qendër e rëndësishme komande, gjithashtu në afërsi të Holmsit.
Reuters raporton se sulmet ajrore në Siri kanë përfunduar, por ka forca ushtarake të gatshme, që në rast se u kërkohet ato do të intervenojnë.
Këtë sulm mbi regjimin sirian, e kanë përshëndetur Kanadaja, Turqia dhe NATO.