Këto janë dëmet që i shkaktoi shpërthimi në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Një granatë dore ka shpërthyer mëngjesin e djeshëm në një lokal në Fushë Kosovë. Rasti është inicuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Nga ky shpërthim nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali tjetër dhe xhamat e një banese, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Shefki Kuleta, Fushë Kosovë, 29.11.2021 – 05:50. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një lokal dhe si pasoj, janë dëmtuar dy vetura, xhamat e një lokali tjetër dhe xhamat e një banese. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në terren dhe sipas tyre, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granat dore. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me urdhër të prokurorit rasti është inicuar si më lartë dhe është duke u hetuar nga njësitë përkatëse.

Të ngjashme