Këto janë dobitë shëndetësore të lajthive

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Sigurisht ju ka rastisur shpesh të lexoni artikuj ku shkruhet për dobitë e frutave të thata, pasi janë të pasura me vlera ushqyese.

Njerëzit që mbajnë dietë zakonisht hanë më shumë fruta të thata pasi ndihmojnë në reduktimin e peshës, tek frutat e thata bëjnë pjesë edhe lajthitë që kanë veti shëndetësore në përgjithësi, njofton Klan Kosova

Këto janë disa nga dobitë shëndetësore të lajthive.

Shëndeti i zemrës
Lajthitë janë të pasur në magnez, kalium dhe fibra dietike, që ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut dhe arterieve. Gjithashtu ndihmojnë në heqjen e kolesterolit të keq nga trupi, që është përgjegjës për një sërë sëmundjesh.

Menaxhojnë diabetin
Për të parandaluar diabetin një njeri duhet të marrë sa më shumë magnez, fosfor dhe kalium, që gjenden me shumicë tek lajthitë. Gjithashtu ato ndihmojnë në rriten e kolesterolit të mirë në trup dhe reduktimin e atij të keq, gjë që ndikon drejtpërdrejt në menaxhimin e shëndetit të gjakut.

Ndikojnë në shëndetin e trurit
Lajthitë përmbajnë aminoacide dhe yndyra të mira, që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të trurit.

Ndihmojnë në rënien nga pesha
Lajthitë ndihmojnë në rënien nga pesha duke ndikuar direkt në metabolizmin e trupit. Ato ndihmojnë në shpejtësinë e rënies nga pesha.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme