Këto janë gabimet që po bëni me furçën e dhëmbëve

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Furça është mjeti më i rëndësishëm për higjienën e gojës, ndaj edhe duhet pasur shumë kujdes me të. Të gjithë duan të kenë dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrezëllitëse, por mënyra se si kujdesemi për furçën është shpeshherë e gabuar.

Më poshtë janë të renditura disa gabime që shumë prej nesh bëjnë me furçën e dhëmbëve. Ndiqini me kujdes!

Vendosja e furçës në vende të gabuara

Furça e dhëmbëve duhet të qëndrojë në një vend të hapur, por jo në vende me lagështirë dhe jo aty ku mund të ketë kontakt me bakteret. Mos harroni asnjëherë që furça të jetë e mbrojtur nga një kapak, por më parë duhet ta lini të thahet dhe pastaj ta vendosni aty. Kapaku mbrojtës pengon në mënyrë të ndjeshme futjen e baktereve. Edhe nëse udhëton, furça duhet të jetë e mbuluar që të mbrojë fijet.

Nuk e ndërroni furçën për një kohë të gjatë

Dr. Ramzi Matar, përfaqësues i “Winter Park Family Dentistry”, rekomandon ndërrimin e furçës një herë në 3-4 muaj, por edhe në rastet kur keni kaluar një gjendje gripale apo një virus tjetër. Nëse fijet e saj kanë filluar të dëmtohen, zëvendësimi mund të bëhet edhe më shpesh.

Nuk zgjidhni furçën e duhur

Të zgjedhësh një furçë të mirë do të thotë që t’i kesh dhëmbët më të shëndetshëm dhe pa dëmtuar zmaltin. Shoqata Britanike për Shëndetin e Dhëmbëve rekomandon përdorimin e furçave të buta, me fije të qëndrueshme, të cilat mund të shkojnë në çdo pjesë të gojës. Por kujdes duhet të tregosh edhe me bishtin mbështetës, i cili ndonjëherë është mjaft delikat. Disa stomatologë rekomandojnë përdorimin e furçës elektronike për shkak të rezultave të shkëlqyera në pastrimin e dhëmbëve.

Shpëlarja me ujë para përdorimit

Dr. Ramzi Matar thotë se kjo nuk është e nevojshme. Nëse furça ruhet në ambient të pastër, të hapur dhe është e mbrojtur me kapak, nuk ka nevojë të shpëlahet para përdorimit.

Nuk e përdorni në pjesët e brendshme

Një furçë e butë është në gjendje të pastrojë çdo pjesë dhëmbësh në gojë. Por shumë njerëz shpeshherë neglizhojnë pastrimin e pjesës së brendshme të dhëmbëve edhe për shkak të furçës së gabuar dhe me fije të forta. Nëse nuk e përdor siç duhet furçën, dhëmbët do të krijojnë shtresa dhe do të dëmtohen nga mbledhja e kaviteteve në shtresën e brendshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme