Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth rasteve me COVID-19. 158 raste pozitive, 245 të shëruar dhe 13 të vdekur, është bilanci i fundit me koronavirus në vend.
Ndër komunat me më së shumti raste është Prishtina, me 38 persona të infektuar.
Gjilani ka 29 raste, Gjakova e Peja nga 13, duke pasuar me komunat tjera me më pak raste.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dher Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK.