Tetë raste të vdekjes dhe 136 raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 488, kurse i të infektuarve në 12.683.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 131 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.788.
Prishtina vazhdon të ketë numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë një dite.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.