Këto janë kriteret e COVAX për shtetet të cilat do të furnizohen të parat me vaksina

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të përfitojë 360 mijë vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX, raporton Gazeta Express.

Ndonëse dozat e para të këtyre vaksinave ishin premtuar të vinë gjatë muajit shkurt, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sot COVAX ka bërë të ditur se deri në muajin maj të këtij viti, pjesëmarrësit e COVAX do të marrin furnizimin me dozat e para të vaksinës.

Ndërsa, Kosova pritet të furnizohet me 100 mijë e 800 vaksina.

Nga COVAX është thënë se këtë javë do të publikohet një listë ku do të përfshihen afatet kohore për furnizimin e shteteve.

Ndërsa, afatet kohore për furnizim do të varen nga disa faktorë.

“Alokimi i raundit të parë përshkruan shpërndarjen e 237 milion dozave të vaksinës AZ / Oxford – prodhuar nga AstraZeneca (AZ), licencuar dhe prodhuar nga Instituti Serum i Indisë (SII / AZ) për 142 pjesëmarrës të objektit. Kjo listë do të azhurnohet deri në fund të javës për të siguruar afate kohore treguese për furnizimin e këtyre dozave, të ndara për shkurt-mars dhe prill-maj. Këto afate kohore varen nga një sërë faktorësh, përfshirë rregullatorin kombëtar, kërkesat, disponueshmëria e furnizimit dhe përmbushja e kritereve të tjera të tilla si vendosja e vlefshme kombëtare dhe planet e vaksinimit (NDVP) nga pjesëmarrësit e AMC, marrëveshjet e dëmshpërblimit dhe përgjegjësisë, dhe eksportin, importin e autorizimet”, është thënë nga COVAX.

Kujtojmë që dje nga Ministria e Shëndetësisë është thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u furnizuar me vaksina dhe se furnizimi në vend do të vie shumë shpejtë.

Të ngjashme