Në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të hiqen bllokadat nga serbët afër pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, por nga ajo pjesë të largohet edhe Policia Speciale e Kosovës. Po ashtu, palët janë pajtuar të vendosjen e etiketave ngjitëse në veturat që hyjnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak ka bërë publike marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, pas bllokadës në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Të dy palët janë pajtuar në pikat e mëposhtme:
Njësitet speciale të Polcisë, që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjal, do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga datë 2 tetor, 2021 në orën 8:00 deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-i do të vendosohet në pikat kufitare në Jarinjë Bërnjak.
Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosje e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.
Një Grup Punues, përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së, do të vendosët për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e autometëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezentojë të arriturar e tij për një zgjidhje të përhershme, te formati i lartë i dialogut.