Hong Kong ka mbajtur titullin si qyteti më i vizituar në botë për të nëntin vit me rradhë nga Euromonitor International në Top 100 Renditja e Qyteteve Destinacione.
Tabela vjetore e renditjes bazohet në numrin e turistëve ndërkombëtarë që kalojnë 24 orë ose më shumë në një qytet. Hong Kong tërhoqi 26.6 milionë vizitorë gjatë vitit të kaluar, kryesisht falë të ardhurëve nga Kina kontinentale. Në vendin e dytë, me 21.2 milionë vizitorë në 2016, është Bangkok, i cili e kaloi dhe Londrën në 2015.
Singapori, aktualisht në vendin e katërt, ka vendosur të bëhet qyteti i tretë më i vizituar deri në vitin 2025.
Qytetet aziatike dominojnë renditjen: ka 41 qytete nga rajoni Azi-Paqësor në listën e vitit 2017. Dhe ky numër pritet të rritet në 47 deri në vitin 2025.
Një faktor kryesor për rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë në qytetet aziatike është “rritja e pandërprerë” e tregut të turizmit të Kinës, i cili është më i madhi në botë, thotë raporti.
Euromonitor thotë se performanca e qyteteve evropiane është prekur nga ngjarjet e fundit si kriza e Eurozonës, fluksi i refugjatëve, Brexit dhe sulmet terroriste.
Por magnetët turistik si Londra dhe Parisi mbeten të pathyeshëm. Dhe disa destinacione në Greqi, Itali dhe Spanjë panë rritje gjatë 2016 si rezultat i trazirave në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Pavarësisht nga sulmet terroriste dhe turbullirat politike rreth Brexit, Londra ishte qyteti më i vizituar në Evropë në 2016 me 19.2 milionë vizitorë.
Në fakt, paundi më i dobët si rezultat i votimit të Brexit ka ndihmuar të tërheqë më shumë vizitorë në Britani të Madhe.
Qyteti amerikan më i lartë në renditje është New York, i cili mbetet në vendin e tetë me 12.7 milion vizitorë.