Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar të enjten rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2020.
Federatat, sportistët dhe trajnerët janë vlerësuar nga komisioni përkatës i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Edhe këtë herë në kategorinë A ndodhen gjashtë federata, derisa prinë sërish xhudo, e ndjekur nga futbolli, karate, hendbolli, volejbolli dhe basketbolli.
Ndryshimet më të mëdha kanë ardhur në kategorinë B dhe atë kryesisht për shkak të sukseseve të sportistëve. Mundja dhe boksi nga kategoria C kanë kaluar në B, sikurse tenisi, ndërsa skitaria nga B ka dalë në C.
Krahas mundjes, boksit, e tenisit, kategorinë B e përbëjnë edhe atletika, pingpongu, noti dhe sporti shkollor. Në kategorinë C janë 16 federata, ndërsa në atë D katër sporte.
Listës së kategorizimit të sportistëve iu prinë sërish kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, me 100 pikë, ndërsa xhudistët tjerë si: Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka, kanë nga 60 pikë. Lista vazhdon me sportistw tjerw tw kwtij sporti, derisa të kategorizuar janë edhe sportistët e suksesshëm të karatesë, boksit, atletikës e bodybuildingut.
Xhudo prinë edhe tek kategorizimi i trajnerëve, ku primatin e mbanë trajneri kampion Olimpik, Driton Kuka, që këtë herë ka grumbulluar 212.50 pikë. Pasojnë Besim Brahimi (boks) 27.50 e Shqipe Zogiani (karate) 25 pikë.
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, theksuan se në shumicën e federatave ka pasur ngritje në pikë.
“Na gëzon fakti që gjithnjë e mëpak ka ankesa në rezultatet që dalin nga kategorizimi, andaj shpresojmë që këto kategorizime do t’ua lehtësojnë punën federatatve dhe vetë sportistëve e trajnerëve”, deklaroi ndër të tjera presidenti Hasani në konferencën për shtyp.
Kryetari i komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, Shasivar Haxhijaj, tha se 33 federata janë kategorizuar, ndërsa federata e minigolfit dhe golfit nuk janë kategorizuar, kurse bjeshkataria alpiniste nuk ka aplikuar.
Sipas tij, ndryshimi i federatatave ka ardhur kryesisht për shkak të rezultateve të sportistëve të tyre në arenën ndërkombëtare.
Ky është viti i tretë që KOK bënë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.
Në bazë të vlerësimit të pikëve të fituara, Ministria për Kulturë Rini e Sport, do të ndajë buxhetin për federatat gjatë vitit 2020, sikurse që do të ndahen mjete për sportistët dhe trajnerët gjatë këtij viti, bazuar në poentimin e marrë në kategorizim.
KATEGORIZIMI I SPORTEVE 2020
KATEGORIA A
Federata e Xhudos e Kosovës 86.40 pikë
Federata e Futbollit e Kosovës 79.28 pikë
Federata e Karatesë e Kosovës 78.46
Federata e Hendbollit e Kosovës 76.05
Federata e Volejbollit e Kosovës 74.59
Federata e Basketbollit e Kosovës 73.55
KATEGORIA B
Federata e Mundjes e Kosovës 66.29 pikë
Federata e Boksit e Kosovës 65.54
Federata e Atletikës e Kosovës 64.28
Federata e Sportit Shkollor të Kosovës 58.55
Federata e Pingpongut të Kosovës 58.10
Federata e Notit e Kosovës 57.99
Federata e Tenisit e Kosovës 50.00
KATEGORIA C
Federata e Gjimnastikës e Kosovës 47.72 pike
FederataSkitare e Kosovës 46.19 pike
Federata e Taekëondosë e Kosovës 45.69
Federata e Shahut e Kosovës 41.65
Federata e Badmintonit e Kosovës 41.63
Federata e Triatlonit e Kosovës 41.26
Federata e Ragbit e Kosovës 40.64
FederataShigjetare e Kosovës 40.41
FederataShenjëtarisë Sportive tëKosovës 40.29
Federata e Çiklizmit e Kosovës 40.10 pikë
Federata e SportitUniversitartëKosovës 39.04
Federata e Bodybuildingut e Kosovës 38.91
Federata e Peshëngritjes e Kosovës 35.96
Federata e Boëlingut e Kosovës 35.42
Federata e Autosporteve e Kosovës 34.79
FederataAeronautike e Kosovës 30.77
KATEGORIA D
Federata e Kickboxit e Kosovës 28.23 pikë
Federata e Muaythait e Kosovës 25.28
Federata e Bilardos e Kosovës 22.65
Federata Sportive e Punëtorëve e Kosovës 20.28
KATEGORIZIMI I
SPORTISTËVE
Majlinda Kelmendi (xhudo) 100 pikë
Distria Krasniqi (xhudo) 60 pikë
Loriana Kuka (xhudo) 60
Nora Gjakova (xhudo) 60
Akil Gjakova (xhudo) 45
Laura Fazliu (xhudo) 30
Shpat Zeka (xhudo) 25
Erza Muminoviq (xhudo) 20
Flaka Loxha (xhudo) 20
Fatjona Kasapi (xhudo) 5
EgzonShala (mundje) 35 pikë
Alvin Karaqi (karate) 25 pikë
FortesaOrana (karate) 25 pikë
Patriot Behrami (boks) 25 pikë
AlbulenaGërvalla (karate) 20 pikë
ElhamiShabani (karate) 20 pikë
KushtrimBajraktaraj (bodybuilding) 17.5
MuhametRamadani (atletikë) 15
Musa Hajdari (atletikë) 15
BesartPireva (boks) 15
ShpëtimBajoku (boks) 15
BetimMaliqi (karate) 11.5
Benjamin Shabani (sportiuniversitar) 10 pikë
Granit Kuleta (bodybuilding) 10 pikë
BesartMaxharraj (bodybuilding) 5 pikë
AldonSadiku (bodybuiding) 3.75
KATEGORIZIMI I TRAJNERËVE
DritonKuka (xhudo) 212.50 pikë
BesimBrahimi (boks) 27.50 pikë
ShqipeZogiani (karate) 25 pikë
SylejmanShala (mundje) 17.50
BlerimHajdari (karate) 15
IsakCurri (karate) 10
NazmiGashi (karate) 10
ZijadinKryeziu (atletikë) 7.50
ShabanRamadani (atletikë) 7.50
AgronTusuni (karate) 5.625
EsatLata (bodybuilding) 2.50
XhevatAsllani (bodybuilding) 1.875