Vitin që lamë pas numërohen disa raste të sëmundjeve të shkaktuara nga pickimet e mushkonjave, të cilat në disa raste kanë përfunduar dhe fatale.
Këtë vit autoritet e shëndetit në Greqi, përmes një njoftimi të drejtuar turistëve, thuhet që të bëhet kujdes dhe të marrin masa paraprake nga pickimet e mushkonjave, pasi mund të ndikojnë në transmetimin e sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.
Por çfarë është kjo lloj sëmundje?
Sëmundje të transmetuara nga pickimi i mushkonjave përfshijnë: sëmundjen vdekjeprurëse të malaries, virusin në Nilin e Veriut dhe shumë sëmundje të tjera të përhapura në vende të ndryshme të botës.
Është shënuar një rekord prej 316 personash të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor, duke rezultuar me vdekjen e 50 personave grek.
Sipas një studimi nga një qendër shëndeti në SHBA, personat të infektuar nga ky lloj virusi do të vuajnë nga temperatura e lartë, dhimbje të kokës dhe shumë pak përqind e tyre do të kalojnë në zhvillim serioz të kësaj sëmundjeje.
Duhet të merren masa paraprake, duke pastruar zonat si bari dhe shkurret, për të mbajtur larg mushkonjat