Sipas disa studimeve të publikuara nga “Health” thuhet se ataku kardiak tek gratë ka disa simptoma të tjera nga burrat. Në këte postim do t’ju tregojmë disa simptoma që paralajmërojnë për atak kardiak.
Vështirësi në frymëmarre: është një nga simptomat e para që mund të tregojnë për atak kardiak.
Dhimbje në pjesën e sipërme të trupit: dhimbja në qafë, shpinë, nofull, krahë (zakonisht majtas) janë disa nga simptomat që paralajmërojnë sulmin në zemër.
Të përziera, të vjella dhe stomak i irrituar: kjo ndodh për shkak se bllokohet furnizimi me gjak i arteres koronare të djathtë.
Lodhja e vazhdushme dhe problemet me gjumin: sipas një studimi të “Shoqatës Amerikane të Sëmundjeve të Zemrës” 515 gra që kishin pasur sulm në zemër kishin ndjerë lodhje dhe ndjesi këputje 1 muaj para sulmit.
Djersë të ftohta.
Dhimbje, shtrëngim dhe presion i madh në gjoks.