Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një postimi ka njoftuar se asnjë qytetar i Ferizajit nuk është i prekur nga Coronavirusi.
Aliu më tutje shkruan se kan marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.
Postimi i plotë:
Asnjë ferizajas nuk është prekur nga Koronavirusi. Këtë konstatim nxori takimi i sotëm i Shtabit Emergjent. Për të izoluar çfarëdo mundësie të përhapjes së virozës në funksion të mirëstrukturimit të mekanizmit mbrojtës, mjekëve e infermierëve, morëm vendim që:
# Emergjenca Primare të shërbej si pikë kontrolli shëndetësor për të gjitha rastet e dyshuara me Koronavirus në Ferizaj. Të gjitha qendrat tjera shëndetësore në Ferizaj duhet t’i orientojnë rastet e dyshuara në këtë pikë;
# Krijuam Ekipin Lëvizës për Intervenim të përbërë nga mjekë e infermierë të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm të cilët sipas nevojës e thirrjes do të intervenojnë direkt në hapësirat banuese të të dyshuarve të prekur me këtë virus, pa e mundësuar qarkullimin e tyre rrjedhimisht përhapjen e virusit në hapësira e lokale shëndetësore e të tjera;
# Urdhëruam riorganizimin e orarit të ekipeve vepruese shëndetësore në kujdestari për ta mbrojtur shëndetin e tyre dhe të qytetarëve;
# Kërkojmë nga institucionet private e veprimtaritë afariste të marrin masa radikale mbrojtëse e reduktim esencial të punonjësve potencialisht të ekspozuar nga rreziku i virusit;
# Reduktuam esencialisht stafin, por pa bllokuar funksionimin e punës së administratës komunale;
# Kërkojmë nga qytetarët që për shëndetin e punonjësve të pastrimit/ mirëmbajtjes të qytetit, të mbyllin mirë qeset e mbeturinave që këto të fundit, të shpërndara mos të përhapin rrezik për shpërndarjen e virusit.
Siç e kërkon nevoja e mobilizimit në gjendje emergjente të shëndetit publik, pa panik, por vigjilentë po marrim të gjitha masat mbrojtëse për jetën e shëndetin e gjithë qytetarëve!
Bindje ndaj udhëzimeve për t’iu shmang lëvizjeve të panevojshme e masat higjienike-mbrojtëse është gjithçka që kërkojmë nga ju bashkëqytetarë që të shmangim rreziqet.
Kujdes PO, panik JO