Qyteti i Dejtonit ka publikuar emrat e nëntë viktimave të vdekur në të shtënat herët të Dielën. Motra e të dyshuarit Connor Betts u identifikua si një nga të vrarët.
Këta janë emrat e viktimave:
Guvernatori i Ohio, Mike DeWine tha në një konferencë për shtyp të dielën pasdite se “të gjitha viktimat janë nga shtëpia jonë”, përcjellë Indeksonline.
DeWine shtoi, “kjo është vetëm një tragjedi e jashtëzakonshme. Pavarësisht nga janë viktimat, ata janë viktima. Zemrat tona bashkëndjejnë me familjarët. Kjo është një tragjedi e Miami Valley ”.
Nënkryetari i Policisë së Dejtonit, Matt Carper konfirmoi se Connor Betts është vrasësi dhe se motra e tij Megan Betts, 22 vjeç, ishte një nga yë vrarët.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Carper identifikoi nëntë viktimat e vrarë, të cilët shkonin në moshë nga 22 në 57. Ai tha se të gjitha familjet janë njoftuar.
Carper tha se të nëntë viktimat u gjetën në të njëjtin vend.