Këto ndeshje të futbollit na presin sot në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Prishtinë | 30 Kor 2024 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Sot është koha për ndeshjet finale të fazës së grupeve të turneut të futbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike 2024.

Deri në fund të ditës do të përcaktohen të gjithë pjesëmarrësit në play-off të turneut.

Në program janë takimet e grupeve A, B, C dhe D.

Në grupin A, Franca luan ndaj Zelandës së Re, kurse USA e pret Guinean.

Në grupin B, Argjentina përballet me Ukrainën, kurse takimi tjetër është mes Marokut e Irakut.

Spanja luan sot ndaj Egjiptit në grupin C. E po këtë grup luhet edhe Republika Domenikane vs Uzbekistan.

Në grupin e fundit, atë D, takimet janë Izrael vs Japoni dhe Paraguay vs Mali.

Të ngjashme