Këto produkte ushqimore që nuk duhet t’i ruani në dollap

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Nëse jeni nga ata persona që nuk i pëlqejnë ushqimet që kanë disa ditë që janë gatuar dhe hedhin çdo gjë të ndenjur atëherë bëni mirë të lexoni më poshtë:

Dollapi juaj i ushqimeve mund të jetë i mbushur me salcën e domates që keni blerë herën e fundit që ka pasur shumë ulje në supermarket. Por duhet të dini që gjithmonë pasi ta hapni duhet ta ruani në frigorifer dhe jo në të njëjtin vend me kripën. Kohë më parë të gjithë e ruanim atë në dollap por sipas  Lydia Buchtmann, zëdhënëse për Këshillin e Informacionit për Sigurinë Ushqimore që atëherë këto produkte janë  bërë shumë më të shëndetshme kështu që duhen ruajtur në mënyrën e duhur.

Mustarda: Dhe pse mustarda nuk do të prishet nqs e mbani në dollap, duke e mbajtur atë në frigorifer heq çdo rrezik që të ndryshoje përbërje apo aromë. Plus, do të zgjasë më shumë nëse është në frigorifer.

Bananet: Ju mund të përdorni dollapin për të mbajtur bananet tuaja por ato do të piqen shumë shpejt. Kur ato janë gati për tu ngrënë, vendosini në frigorifer dhe nqs lëvozhga do të jetë ngjyrë kafe përsëri do të kenë një shije të mirë.

Sallami: Ju tashmë e dini që mishi i pulës dhe i viçit duhet mbajtur në frigorifer, dhe e njëjta gjë vlen edhe për sallamin.

Misrat: Sipas Akademisë së të ushqyerit dhe dietologëve, një  misër mund të humbasë 50% të sheqerit nëse qëndron në temperaturën e dhomës. Duhet ti vendosni në frigorifer dhe ti hani brenda dy ditësh që shija të jetë e mirë.

Të ngjashme