Sheqeri dhe produktet e ëmbla janë një nga ushqimet, që mund të krijojnë varësi dhe janë shumë të vështira për t’iu rezistuar. Disa nga shenjat, që tregojnë se ju jeni duke konsumuar shumë ushqime të ëmbla dhe organizmi ka nevojë të pastrohet nga sheqeri janë:
Ndiheni të lodhur vazhdimisht– sheqeri i tepërt në organizëm mund të shkaktoj lodhje dhe nevojë të tepërt për gjumë. Niveli i pakontrolluar i sheqerit në organizëm, mund ta ulë energjinë prandaj ju ndiheni të lodhur dhe të përgjumur.
Gazra– sheqeri nuk është produkt i mirë dhe i shëndetshëm për organizmin. Ka një nivel të lartë të kalorive, dhe mund të shkaktoj gazra dhe vështirësi në tretje.
Mungesë të koncentrimit– nëse keni pasur probleme me koncentrimin dhe të menduarit, atëherë arsyeja mund të jetë sheqeri i tepërt.
Akne në regjionin e nofullës– nëse konsumoni pije me gaz dhe produkte që përmbajnë shume sheqer, atëherë më shumë mundësi do të përballeni me akne në regjionin e nofullës. Sheqeri artificial është një nga shkaktarët kryesorë të inflamacionit të lëkurës.
Pagjumësi– përdorimi i sheqerit sidomos para gjumit, mund të shkaktoj pagjumësi. Sheqeri shkakton imbalancë të hormoneve të gjumit.
Ju humb shqisa e shijes– sheqeri i tepërt mund të shkaktoj humbjen e shijes dhe ju keni nevojë vetëm për ushqime të ëmbla, sepse të tjerat filloni të mos i shijoni.