Stresi ka një ndikim të rëndësishëm në artritin tuaj psoriatik. Që do të thotë se mund të shkaktojë inflamacionin tuaj dhe të përkeqësoj simptomat.
Në këtë artikull jemi kujdesur që të japim disa këshilla për ju në lidhje me këtë çështje:
Mundohuni të relaksoheni
Nuk është e vështirë të ulësh nivelet e stresit. Ekzistojnë disa metoda që mund të përdorni për t’u çlodhur ose ulur stresin, duke përfshirë ushtrimet e frymëmarrjes së thellë, meditim, relaksim me muzikë dhe gjumë të mjaftueshëm.
Flini sa duhet
Njerëzit me artrit vuajnë nga gjumi më shumë sesa njerëzit normal për shkak të kruajtjes dhe dhimbjes. Ju mund ta inkurajoni gjumin duke e bërë dhomën të errët, të lini telefonat mobil jashtë dhomës dhe të shkoni në shtrat në kohë dhe të ngriheni në të njëjtën kohë çdo ditë.
Bëni banjë të ngrohtë
Shumë njerëz me artrit gjejnë lehtësim nga dhimbja dhe ngurtësia me banjot e nxeht.. Nxehtësia e lagësht rrit relaksimin e muskujve dhe furnizimin me gjak në vendin e dhimbjes si dhe heq ngurtësinë dhe spazmat në muskujt.
Meditim
Lehtësimi nga kjo sëmundje mund të arrihet edhe përmes praktikës së meditimit dhe përmes trainimit. Meditimi mund të ndihmojë në menaxhimin e dhimbjes dhe stresit.
Këshilla për dietën
Ushqimet luajnë një rol të rëndësishëm në këtë temë. ushqimet përmbajnë antioksidues dhe fibrat ju ndihmojnë të çliroheni nga inflamacioni, mbipesha dhe sëmundjet e zemrës. Hani më shumë fruta dhe perime dhe qëndroni të hidratuar gjithmonë. /GM