Këto zakone të përditshme kanë ndikim negativ në funksionimin e trurit

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 00:26 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse në pamje të parë duket se nuk kanë asnjë lidhje me inteligjencën, është vërtetuar shkencërisht se zakonet e përditshme kanë një efekt të madh në qelizat e trurit. Këto zakone, që janë të lidhura me stilin e jetës, ndikojnë drejtëpërdrejtë në inteligjencën e njerëzve. Cilat janë?

Konsumimi i yndyrnave të ngopura

Këto yndyrna gjenden në produktet e qumështit dhe mishit yndyror. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ushqime të tilla ndikojnë negativisht në sistemin kardiovaskular, pasi rrisin nivelin e “kolesterolit të keq” në gjak, gjë që dëmton sistemin e gjakut. Si rezultat, qarkullimi normal i gjakut dëmtohet, gjë që çon në mungesë të oksigjenit në tru dhe ngadalëson funksionimin e tij. Për më tepër, shumë procese të tjera të sistemit nervor qendror shqetësohen, duke ndikuar në gjendjen mendore dhe duke shkaktuar shfaqjen e emocioneve negative siç është trishtimi.

Multi-tasking

Neurokirurgu Earl Miller, nga Instituti i Teknologjisë në Massachussets, kreu një studim duke u përqendruar në efektet e trurit të njeriut kur ka për të kryer shumë detyra. Rezultatet tregojnë se truri i njeriut nuk mund të funksionojë siç duhet në kushte të mbingarkimit.

Qëndrimi i tepruar para TV

Shikimi i TV është mënyra më e lirë dhe më e lehtë për t’u çlodhur, pasi shikimi i një programi nuk kërkon ndonjë përpjekje fizike apo mendore. Sidoqoftë, pasojat e kësaj mund të jenë shumë serioze. Zakoni i të ulurit para një ekrani blu për një kohë të gjatë zvogëlon nivelin e inteligjencës. Si rezultat, jo vetëm që bëheni një vëzhgues pasiv, por funksioni i trurit tuaj dëmtohet.

Mungesa e gjumit

Gjumi i mirë është një nga zakonet më të mira që kontribuon në funksionimin normal të trurit. Pas gjumit, njerëzit ndihen të çlodhur, plot energji dhe më të përgatitur për ditën e re. Studimet tregojnë se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm lodhen më shpejt, bëjnë më shumë gabime dhe karakterizohen nga një paqëndrueshmëri emocionale. Ata janë më të irrituar dhe kanë tendencë të mërziten në shqetësimin më të vogël. Mos e nënvlerësoni fuqinë e një gjumi të mirë. Hulumtimet tregojnë se gjumi përmirëson ndjeshëm kujtesën.

Konsumimi i një sasie të madhe sheqeri

Konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit ndikon në funksionimin normal të trurit. Studimet në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, kanë treguar se nëse një person konsumon sasi të mëdha sheqeri për 6 javë, ai ka vështirësi në përpunimin dhe ruajtjen e informacionit. Fakti që demenca është më e zakonshme te njerëzit me diabet, nuk është rastësi.

Të ngjashme