Kevin Costner e ka iniciuar një proces gjyqësor 12 milionë dollarësh kundër distributorëve të filmit të tij të vitit 2003, Open Range, dhe atë për fitimet e tij.
Ylli i “Dances with Wolves” po i paditë drejtuesit në Cobalt Pictures, Kew Media Group dhe të tjerët, duke pretenduar se atij i detyrohen miliona dollarë, shkruan KOHA Ditore. Filmi, i cili u bë me regji të Costner dhe në të cilin ai edhe luajti, kushtoi më pak se 28 milionë dollarë ndërsa i fitoi 250 milionë dollarë në të gjithë botën.
Sipas The Hollywood Reporter, Costner e ka paraqitur padinë për shkelje të kontratës, shkelje të mirëbesimit, shkelje të obligimit në mirëbesim dhe marrëdhënies së drejtë, dhe për konvertim. Ai po e kërkon gjithashtu publikimin e regjistrave të kontabilitetit për filmin nga viti 1991 e deri më sot.
Aktori po i kërkon të paktën 12 milionë dollarë dëmshpërblim.