Aktori Kevin Spacey po përballet me një akuzë penale për dyshimin se sulmoi seksualisht djalin adoleshent të gazetares Heather Unruh në një bar të Nantucket në korrik të vitit 2016, thonë autoritet.
Prokurori Michael O’Keefe ka thënë se Spacey ishte ngarkuar edhe me akuzën për një sërë incidentesh dhe sulmesh në Gjykatën e Nantucket më shtatë janar, njofton Klan Kosova
O’Keefe tha se një seancë për dëgjim të hapur për rastin u caktua më 20 dhjetor.