KFOR-i dhe EULEX-i zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Mitrovicë

Prishtinë | 28 Maj 2024 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

KFOR-i dhe EULEX-i kanë zhvilluar të martën një stërvitje të përbashkët në Mitrovicë për mënyrën e reagimit ndaj krizave eventuale.

KFOR-i në Facebook ka postuar fotot e stërvitjes ndërsa ka thënë se vazhdon ta zbatojë mandatin për të ofruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, u tha nga KFOR-i.

Të ngjashme