KFOR-i dhe Garda Kombëtare e Oregonit diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Prishtinë | 25 Mar 2025 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar shefin e Gardës Kombëtare të Oregonit, Alan R. Gronewold.

Gjatë takimit, ata diskutuan për sigurinë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e KFOR-it për dialogun e Brukselit.

Barduani falënderoi Gronewold për kontributet e shtetit të SHBA-së në KFOR dhe stabilitetin rajonal.

Gjatë vizitës së tij, ushtaraku nga Amerika u takua me trupat e Komandës Rajonale Lindore, ku u njoftua më shumë për misionin e KFOR-it dhe foli për arritjet e ushtarëve.

Të ngjashme