Sot zyrtarët e e KFOR-it kanë dhuruar një donacion për dhomën mike të Stacionit Policor të Graçanicës.
Në njoftimin e policisë thuhet se ky donacion është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, siç thuhet në njoftim, me qëllim të fuqizimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim.
“Donacioni u pranua nga Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, Nënkolonel Basri Shabani, i cili falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëpritjes në objektet policore”.
“Ky donacion është edhe një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, me qëllim të fuqizimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.