KFOR-i dhuron pajisje kompjuterike për Shfmu “Ismet Rraci”, Klinë

Prishtinë | 14 Shk 2024 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Komanda Rajonale në Perëndim e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka dhuruar pajisje shkollës fillore të Klinës.

Këtë të mërkurë, Komanda Rajonale në Perëndim e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja përfundoi një projekt civilo-ushtarak në mbështetje të arsimit në komunën e Klinës.
Ushtarët italianë të Regjimentit të I-rë Bersaglieri i dhuruan shkollës publike lokale “Shfmu Ismet Rraci” pajisje, duke përfshirë njëmbëdhjetë kompjuterë personalë, një “IQBoard display” dhe një printer me valë.
“Kjo nismë do të ndihmojë në forcimin e arsimit lokal shkollor, në përputhje me standardet evropiane, duke i bërë mësimet më interaktive, duke reduktuar kështu mundësinë e braktisjes së shkollës. Është pjesë e një serie të aktiviteteve të rregullta të kryera nga kontingjenti italian i përmendur në mbështetje të nevojave të popullsisë vendase.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Francesco Ferrara, këshilltarin për kulturën, rininë dhe sportin, znj. Fatjona Gashi, dhe drejtori i “Shfmu Ismet Rraci”, z. Blerim Kelmendi.

Të ngjashme