Gjatë ditës së mërkurë, Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak dhe Ekipi Ndërlidhës i Monitorimit të KFOR-it, i dhuruan pajisje zjarrfikëse Departamentit të Zjarrfikësve të Komunës së Prishtinës.
Kështu është bërë e ditur nga njoftimi zyrtar i KFOR-it në X.
“Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) dhe Ekipi Ndërlidhës i Monitorimit (LMT) i Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, morën pjesë në një ceremoni zyrtare dorëzimi për t’i dhuruar pajisje zjarrfikëse Departamentit të Zjarrfikësve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.