Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, nga i cili pranoi një donacion me pajisje të IT-së, për Forenzikën e Policisë së Kosovës, raporton EkonomiaOnline.
Qalaj tha se prej shumë vitesh Policia e Kosovës mbështetet shumë nga KFOR-i, sidomos nga aspektet teknike.
“Ky bashkëpunim është duke vazhduar dhe do të vazhdojë të ardhme, tha Qalaj.
Komandanti KFOR-it, Lorenzo D’addario, tha se të gjitha këto janë përpjekje për ngritjen e sigurisë në Kosovë.
“Ka hapësirë për përmirësimin e politikës dhe siguria duhet të ngritët. Është shumë e rëndësishme të kemi bashkëpunim të përbashkët ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, tha ai.
Disa mjete nga donacioni për vitin 2019 që KFOR-i ka dhuruar janë 7 kompjuterë, 7 Kamera Digjitale, 7 përgjuese, 28 drita, dhe softuerë dhe licenca për programe.
Gjitha këto pajisje kanë për qëllim lehtësimin dhe identifikim më të shpejt të krimit.