Trupat e KFOR-it gjatë ditës së sotme kanë treguar anën e tyre humanitare duke u ndihmuar me pako ushqimore disa familjeve në nevojë.
Këtë, kjo forcë paqeruajtëse, e ka bërë të ditur në një komunikatë për media.
KFOR tha se këtë veprim e ka bërë për të gjitha familjet, pa dallim etnie.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR në njoftimin dërguar mediave.