KFOR-i i gatshëm të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve lokale

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 12:02 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Tërdeva, është takuar me zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Janos, me të cilin kanë diskutuar rreth aktiviteteve të përbashkëta dhe progresin në fushën e sigurisë.

Ndërsa, i pyetur se a duhet të shqetësohen qytetarët dhe të ndihen të pasigurt për muajt e ardhshëm sepse mund të ketë protestë masive, për shkak të çështjes së veteraneve dhe diskutimeve rreth territorit me Serbinë, sekretari Tërdeva tha se protesta është e drejtë në një vend demokratik dhe që do të sigurohen që nëse ndodh, ajo të jetë nën kontroll.

“Janë çështje që janë tu u marrë organet përkatëse, besoj që Kosova është zonë e qetë, është normal që të protestohet në mënyra të qeta ashtu siç janë paralajmëru”.

“Nuk ka vend për panikë”, shtoi ai.

Tërdeva bëri të ditur se janë në fazën e ushtrimeve të dyta, raporton Ekonomia Online.

“Kemi bërë progres të madh, kemi pasë dy ushtrime të mëdha këtë vit dhe kemi nxjerrë planet për vazhdime të mëtutjeshme. Tash jemi në fazën e ushtrimeve të dyta”.

Gjeneral Brigade Janos tha se KFOR-i është i gatshëm të kontribuojë për ngritjen e kapaciteteve lokale, raporton Ekonomia Online.

“Jemi fokusuar në kontributin dhe në ngritjen e kapaciteteve lokale. Dhe që të jemi të gatshëm të kontribuojmë në këto kapacitete lokale, organizojmë ushtrime të shkallës së madhe dhe më e madhja që po organizojmë dy herë në vit, që është ushtrimi “Shpata e argjendtë”, që ka për qëllim sigurimin e ngritjeve të kapaciteteve lokale. Për ushtrimin e radhës jemi në fazën finale të përgatitjes që fillon më 11 tetor, mbaron më 19 nëntor”.

Janor tha se KFOR-i u ofron mundësi trajnimi organizatave në Kosovë, raporton EO.

“Si KFOR u ofrojmë mundësi trajnimi organizatave në Kosovë që të bëjnë trajnim në nivel strategjik në vendimmarrje dhe si t’i kontrollojmë apo përgatisim këto operacione që janë shumë të kërkuara në Kosovë”.

“Këtë herë po involvojmë të gjitha organizatat e Forcës së Kosovës që janë gjithsej 22”.

Ai shtoi se megjithëse organizatat në Kosovë janë të trajnuara mirë, prapë ka hapësirë për përmirësim në zhvillimin e proceseve të menaxhimit emergjent.

“Organizatat e Kosovës kanë kapacitet dhe janë të trajnuara mirë, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim që të zhvillojmë proceset e menaxhimit emergjent, nga të cilat do përfitojnë të gjithë qytetarët”.

Të ngjashme