KFOR-i italian dhe qytetarët ndihmojnë Spitalin e Pejës me doza gjaku

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Në Njësinë e Transfuzionit të Gjakut në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, këtë vit është shënuar rritje e madhe në numër të dhuruesve vullnetarë të gjakut.

Asnjëherë më parë nuk kanë dhuruar aq shumë vullnetarë gjak sa gjatë këtij viti, shkruan sot Koha Ditore. 

Në spital thonë se qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e një lënde kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, dhe se i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnetmirë.

Sipas të dhënave të spitalit, në periudhën prej 1 janarit deri më 31 korrik të këtij viti, në Njësinë e Transfuzionit të Gjakut në këtë spital kanë dhuruar gjak 1 mijë e 738 persona.

Prej tyre 1 mijë e 492 kanë qenë dhurues vullnetarë të gjakut, ndërsa 246 të tjerë kanë qenë familjarë të të sëmurëve.

Shefja e Njësisë së transfuzionit në këtë spital, Rrezarta Berisha – Dresha, tregon se nga viti në vit po rritet vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut. Sipas saj, për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka pasur 400 dhurues vullnetarë të gjakut më shumë se vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme