KFOR-i kryen patrullë sigurie përgjatë vijës kufitare

Prishtinë | 02 Shk 2024 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

KFOR-i njofton se toga italiane e inxhinierëve ORF po kryen patrullë sigurie standarde përgjatë vijës kufitare.

Me anë të një postimi në Facebook, tutje thuhet se KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

Të ngjashme