Pika e parë e trupave të KFOR-it është pocinuar afër pikës kufitare në Bërnjak, ky është grupi i parë që është më së afërti në Bërnjak dhe ka gjysmë ore që është pozicionuar KFOR-i që janë nga Lituania,
Këta janë trupat nga Lituania dhe do të qëndrojnë këtu në bazë të marrëveshjes që është arritur në Bruksel, të gjithë këta janë nga Lituania, në këtë grup ka pjesëtar edhe të nacionaliteve të tjera.
Këtu bllokadat e parë ende nuk kanë filluar të lëvizin, është thënë se vet pronarët e automjeteve do të vijnë t’i largojnë, ku pritet të lirohet njëra prej korsive, që të lirohet për qarkullim të automjeteve, qoftë pas pozicionimit të KFOR-it, për t’u larguar Njësia Speciale, apo pasi të largohen të gjitha automjetet.
Afati për largimin e bllokadave është deri në orën 16:00.