KFOR-i ndalon punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

KFOR i ka ndaluar punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën pranë Manastirit të Deçanit.

Punimet në këtë rrugë janë ndërprerë sot gjatë ditës, por ende nuk dihet arsyeja për këtë gjë, raporton klankosova.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët e paligjshme që po kryhen në rrugë.

Ai ka theksuar se në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do të kërkojë nga përfaqësuesit nga Prishtina që t’i ndërpresin urgjentisht punimet në zonën e mbrojtur të manastirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme