KFOR-i turk stërvitet për kontrollimin e turmave dhe trazirave

Prishtinë | 14 Jan 2024 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Ushtarët e kontingjentit turk të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale Lindore, kanë kryer stërvitje për kontrollimin e turmave dhe trazirave, bëhet e ditur në një postim në faqen zyrtare të KFOR-it në Facebook.

“Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindore, kryejnë stërvitje CRC (Kontrollimi i Turmave dhe Trazirave). Ushtarët e KFOR-it janë një forcë profesionale e trajnuar mirë, gjithmonë të gatshëm për të kryer operacione në përputhje me Rezolutën 1244 për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme