KFOR-i: Ushtarët ukrainas aktualisht ndodhen në Kosovë

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Trupat paqeruajtëse ukrainase aktualisht ndodhen në Kosovë, ka thënë KFOR-i.

“Për momentin, kontingjenti ukrainas prej 40 trupash vazhdon të shërbejë si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe të mandatuar nga OKB-ja”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas tyre Ukraina ka qenë kontribuues në misionin paqeruajtës të KFOR-it që nga themelimi i saj më 1999.

“Ukraina ka qenë një kontribuues i vlefshëm në misionin tonë paqeruajtës që nga themelimi i KFOR-it në 1999. Ne mirëpresim kontributet e kahershme të vendit në përpjekjet tona të përditshme në mbështetje të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për konsolidimin e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për KlanKosova.

Kujtojmë se të hënën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, urdhëroi tërheqjen e trupave ukrainase nga të gjitha misionet paqeruajtëse në botë. Arsyeja e këtij vendimi ishte forcimi i ushtrisë ukrainase në mbrapsjen e agresionit rus.

Të ngjashme