KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operacionale

Prishtinë | 31 Jan 2026 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ushtarët e vendeve tëtë Grupit të Përbashkët për Mbështetje Logjistike (JLSG) dhe Batalionit Rezervë Tactical të Kosovës (KTRBN) të misionit të NATO-s, KFOR, zhvilluan një stërvitje për Mbështetje të Lëvizshmërisë në Camp Novo Selo.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti u fokusua në koordinimin me Njësinë e Mbështetjes Mobile (MSD) dhe përdorimin e njësisë K9 për detyra sigurie dhe zbulim të eksplozivëve, nën kushte stërvitjeje sa më realiste.

“Stërvitja forcoi gatishmërinë taktike, ndërveprimin dhe kohezionin, duke mbështetur aftësinë e KFOR-it për të vepruar në mënyrë efektive sipas mandatit të tij,” thuhet në njoftim.

Të ngjashme